Sot në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare, që shënon hapjen e Sesionit IV të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë pritet të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pasit Rama të votohet në Kuvend, duhet të paraqitet përballë Ilir Metës në Presidencë, ku i duhet të betohet se do të kryejë detyrën me përkushtim.