Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm kërkuan nga një grup deputetësh lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar si dhe me kriminalitetin në vend.

Gjithashtu në Kuvend do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019.
Në kuvend do të bëhet edhe Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2019.

Në Kuvend pritet të diskutohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2019.

Kuvendi diskuton sot edhe Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për Eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë sot projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 102/2017 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për realizimin e reformës zgjedhore” të ndryshuar””.