Kreu i FRPD-së, Belind Këllici ka shkuar sot në Kombinat atje ku pritet të ndërtohen pallatet e reja ku do të strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këlliçi denoncoi faktin se sot më 18 janar, ende nuk ka nisur nga puna për ndërtimin e lagjes së re, ndërsa sulmoi bashkinë e Tiranës për indiferencën. Sipas tij, mashtrimet e Veliajt nuk kanë limite.

“Sot data shënon 18 janar. Për nisjen e punimeve të lagjes së re në Kombinat, as që u bëka fjalë. Pirgu me inerte qëndron aty, si treguesi më i qartë i injorimit të Bashkisë Tiranë për banorët e Kombinatit.
Që Veliaj nuk ka fjalë burri, këtë e dinë të parët banorët që presin ndërtimin e shtëpive.
Ne shkuam për ta parë situatën nga afër dhe t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës realitetin që shpesh herë nuk e shohin në ekranet televizive. Mashtrimet e Erion Veliajt nuk njohin limite!
”, tha Këlliçi.