Lajm i orës së fundit / Edi Rama mbërrin në Azerbajxhan

16/12/2013 - 20:05

DURRËS, 16 dhjetor 2013 – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mbërriti në mbrëmjen e 16 dhjetorit 2013 në aeroportin azerbajxhanas të Bakusë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit “AzerTAc”, Rama do  të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit përfundimtar të investimeve në “Shah Deniz -2”. Në Aeroportin Ndërkombëtar “Hejdar Alijev”, ku valëviteshin  flamujt shtetëror të të dy vendeve, për nder të Kryeministrit të Shqipërisë u rreshtua roja e nderit (në foto). Në aeroport Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama e pritën ministri i Energjisë së Azerbajxhanit Natig Alijev dhe zyrtarë të tjerë. Sipas një njoftimi në FB të shefit të diplomacisë Ditmir Bushati, Ramën e shoqërojnë vetë ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i vlerësuar nga Bakuja zyrtare për dënimin që i bëri pushtimit armen të Nagorni Karbakut, dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore arriti sot në një konsensus mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të adresojnë rekomandimet e OS

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, vlerëson marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se duhet imp

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje për Reformanë Zgjedhore.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas lajmit se në Shqipëri është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai shkroi se e rëndësishme është që Lulzim Basha d

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dak

Në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se është arritu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votues

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar pas opinionit të Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje.