As këtë vit nuk munguan nostalgjikët e diktaturës dhe komunistët në kremtin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Me portretin e diktatorit e pankarta në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata kanë kryer homazhe për 76-vjetorin e Çlirimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, siç duket edhe nga fotot e siguruara nga LSA.

Po ashtu nuk ka munguar as nderimi me grusht kur vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.