Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar.

Meta shkruan në Facebook se ndan të njëjtin qëndrim me Europa Nostra-n.

Postimi i plotë

Përshëndes qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën drejtuar sot “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.

Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.