LSI arriti të marrë dy mandate në qarkun e Durrësit, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Deputetët e zgjedhur të LSI janë Lefter Koka dhe Nora Malaj. Ish- ministri i Mjedisit që renditej i pari në listën e kandidatëve për deputetë, ka falenderuar qytetarët që i kanë besuar votën. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ai shprehet se u është mirënjohës përjetë votuesve.

Statusi i plotë i Lefter Kokës:

Qytetarë të Durrësit, Shijakut dhe të Krujës!
Ju falenderoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju që na besuat !
Nuk mund të lë mënjanë këtu kandidatët për deputetë të Qarkut Durrës, drejtuesit dhe koordinatorët e fushatës për punën në ekip, pasionin e vendosmërinë të çdo anëtari të strukturave që punuan për një kohë të gjatë në këtë fushatë intensive, si dhe qindra e mijëra të rinjve në çdo zonë të Qarkut Durrës që nuk njohën lodhje kurrë.
Sërish faleminderit, për të gjithë ju qytetarë që me besimin, kulturën dhe vendosmërinë treguat se jeni shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare.
Ju jam mirënjohës përjetë!