Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano. 

Koka e ka konsideruar mik të vjetër të tijin ish-liderin historik të PS-së dhe ka shkruar se e majta është sot kjo që është falë Nanos.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. #PS3″,- shkruan Koka.

Në foto Fatos Nano duket i thinjur dhe me mjekër të bardhë, si për të treguar se vitet kalojnë edhe për të. teka Koka e ka konsideruar mik të vjetër të tijin.

Pas përjashtimit nga radhët e LSI, Koka është afruar sërish me partinë e tij të vjetër, PS-në, si kandidat i së cilës fitoi edhe një mandat kryebashkiaku në Durrës. Koka deklaroi publikisht muaj më parë se në zgjedhjet e 2021 do të votojë për PS-në, ndërsa përflitet se emri i tij do të jetë i përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit.

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe…

Posted by Lefter Koka on Friday, October 23, 2020