Letërkëmbimi Bregu – Harito: Je analfabete funksionale

05/12/2013 - 21:58

5 dhjetor 2013 - Panorama shkruan se  Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu dhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, kanë replikuar me njëra-tjetrën me letra protokollare, ku nuk kanë kursyer dhe ironitë për gabimet drejtshkrimore. 

Më datë 1 nëntor, ish-ministrja Bregu i kërkon informacion ministres Harito lidhur me largimet nga puna, numrin e punonjësve me kontrata dhe urdhrat e Kryeministrit Rama për ristrukturimin e ministrive. Në shkresën e protokollit me Nr.1903 Majlinda Bregu ka bërë një lapsus drejtshkrimor, duke shkruar togfjalëshin “Urdhrat e Kryeministri përkatës”, kur në të vërtetë sipas saj synonte të shkruante “Urdhrat e Kryeministrit përkatësisht:”. 

Por në shkresën e ministres Harito, e cila i është dërguar 15 ditë më pas, nuk u jepet përgjigje asnjëherë prej kërkesave, por vihet në pah gabimi drejtshkrimor.

“Në shkresën Tuaj prot.nr.1093, datë 1.11.2013, ndonëse ndonjëherë zgjedhjet inovative gramatikore të ligjit ‘bashkëlidhni këtij informacioni Urdhërat e Kryeministrit përkatës’, mund të na e vështirësojnë kuptimin e qartë të togfjalëshit, shpresojmë sidoqoftë të kemi kuptuar thelbin e kërkesës Tuaj për informacion mbi procesin e ristrukturimeve të institucioneve qendrore”, thuhet në letrën e ministres Harito, e cila shton më tej se përgjigjet do i kthehen nga çdo dikaster përmes Këshillit të Ministrave. 

Por në një letër të dytë, demokratja Bregu nuk ngurron ta quajë ministren e Inovacionit si analfabete funksionale, së cilës iu deshën 15 ditë punë për të kuptuar një letër të thjeshtë. Bregu ka vënë në dijeni për këtë ngjarje kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se gabimi drejtshkrimor ishte bërë nga sekretariati që me një ‘backspace’ ka fshirë dy germa. 

“Konstatoj me keqardhje të madhe se Juve Ju janë dashur më shumë se 14 ditë punë analfabetizëm funksional-quhet kjo në shqip, për të hedhur në letër 10 fjali me mision shmangien nga dhënia e përgjigjes. Është detyrim i Juaji kushtetues të ktheni përgjigje me shkrim, për të gjitha çështjet e kërkuara dhe jo të bëni pingpong institucional në kurriz të transparencës”, thuhet në letrën e Bregut. 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një video nga liqeni i Bovillës.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen online të Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partisë Popullore Eur

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më par

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi denoncon se qeveria shqiptare nuk ka strategji për të përballuar COVID 19.

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë dhe sipërmarrës të goditur nga kriza ekonomike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka akuzuar ministrinë së Shëndetësisë sa i takon situatës me koronavirusin, ku dita ditë

Shoqatat shqiptare në Izmir të Turqisë kanë përkujtuar 76-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë te

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dëgjuar nga afër shqetësimet e fermerëve të zonës së Pogradecit, të cilët nuk kursyen ankesat për qeveri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se shifrat po tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e COVID-1