Ditën e djeshme, Katrin Treska u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërkohë ajo ka zgjedhur që nëpërmjet një mesazhi të personalizuar t’u përcjellë të gjithëve mirënjohjen e saj, por edhe disa fjalë të cilat si duket më parë nuk i ka thënë.

Në një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama ajo ka rezervuar edhe disa fjalë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Një tjetër mesazh është dërguar prej saj në adresë të kolegëve të Euralius, e në fund disa fjalë edhe për kolegët, në veçanti për ata që sikundër thotë u përlotën nga ikja e saj.