Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka konsideruar letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR të njëanshme e retorikë politike.

Në mbledhjen e radhës së këshillit politik Gjiknuri u shpreh se nuk mund të firmosë letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike, ndërsa kërkoi nga opozita e bashkuar të sjellë një draft propozim konkret, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i drejtohen OSBE/ODIHR.

“ODIHR i drejtohemi vetem me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor”, -mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik.