Një tjetër lëvizje vjen nga Partia Demokratike. Të martën në orën 09:00 në selinë e kësaj force politike do të firmoset marrëveshja për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD-së, siç mësohet do të bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantoje zgjedhje të lira e të ndershme, sipas tyre dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë të akuzuar se kanë blerë zgjedhjet. Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.