Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me lirimin e Endrit Dokles nga burgu, i cili ishte dënuar përjetësisht.

Salianji shkruan në Facebook se në 7 vite të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe të burgosur por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm që lirohen nga qelitë.

POSTIMI I PLOTË

Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë të ndëshkuar për korrupsion, por ka dhjetra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pengmarrje, prostitucion, tortura që lirohen nga qelitë!

Rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurinë e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit krimi merr krahë, ditët e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobëvnie, kërcënime!

Duhet shkulur me thelem ky model qeverisje!