Lista e PD në Durrës, ja 6 “mosketierët” e Berishës

Postuar: 08/03/2013 - 14:49

 

 

DURRËS, 8 mars 2013 –Gjashtë “mosketierë” durrsakë, njerëzit më të afërt të Kryeministrit Sali Berisha, do të jenë të sigurt në listën e PD-së në zgjedhjet e  23 qershorit.

E përditshmja “Shqip” bën të ditur në Qarkun e Durrësit, priten disa surpriza nga Partia Demokratike, siç është dhe kandidimi në krye të listës i sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Gjergj Lezhja (shih foton), dhe po kështu i shefit të kabinetit të Kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi.

Stafi personal i kreut të PD-së, Berisha, në Kryeministri ka gjasa të mbajë një peshë të rëndësishme në fushatën dhe më pas në zgjedhjet në këtë qark.

Nga ana tjetër, burimet e së përditshmes bëjnë të ditur se si kandidaturë për këtë qark të rëndësishëm do të jetë deputetja aktuale e PD-së, Albana Vokshi.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pritet të renditet i treti në listën e demokratëve për Durrësin.

Oerd Bylykbashi është llogaritur të jetë i katërti në listën e deputetëve për këtë qark, i cili nxjerr dhe 13 mandate deputetësh.

Po kështu, kreu i PD-së së Durrësit njëkohësisht deputeti i PD-së, Igli Cara, pritet të jetë në një vend të favorizuar.

Nga ana tjetër në listën e Durrësit për PD-në mund të përfshihet dhe emri Ferdinad Xhaferajt, por nuk dihet ende se ç’numër rendor pritet të zërë, thotë gazeta “Shqip”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktivistja e PD-së në Durrës Lorisa Ylli, ka shpërthyer në një status në “Facebook” kundër një anëtari të Partisë Demokratike,

Deputeti aktual Astrit Patozi, një nga zërat më të ashpër të Lulzim Bashës nuk i kursen sulmet në drejtim të kreut të ri të PD-së.

Anëtari i Partisë Demokratike, dhe një prej kritikëve të Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 qershorit, Besnik Mus

Debati mbi ndryshimin e çmimit të ujit për Tiranën ka bërë bashkë Partinë Demokratike dhe LSI.

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka sulmuar Lulzim Bashën dhe grupin e ri parlamentar në lidhje me mbledhjen e sot

Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së, për sa i përket qëndrimit që ata mbajtën në lidhje me rritjen e çm

Anëtarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë denoncuar në dëgjesën e sotme emra sipas tyre oligarkësh që vjedhin ujin e pijshëm m

Presidenti i Kinës Xi Jinping uroi Presidentin e Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komenton rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë një telegram urimi nga Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II me rastin e marrjes së detyrës.