Lista e PD-së në Durrës me njerëzit e kabinetit Berisha, jashtë klani Olldashi

Postuar: 12/03/2013 - 21:05

DURRES, 12 mars 2013 - Sali Berisha duket se ka hequr dorë nga përfaqësuesit politik në Durrës dhe aq më shumë nga njerëzit që përfaqësojnë shoqërinë civile. Burime te sigurta kanë bërë të ditur se tashmë lista e sigurtë në PD-në e Durrësit ka marrë formësimin e saj dhe siguria shkon deri në numrin gjashtë që pritet të jetë dhe numri që do të marrin dy partitë kryesore për të lënë një mandat në diskutim mes Lefter Kokës dhe Gazmend Oketës.

Ajo që bëhet e ditur nga PD ka të bëjë me faktin se shumë nga emrat e përgojuar janë jashtë listës së sigurt dhe aq më shumë që ata po ndihen të terrorizuar edhe nga bizneset që kanë nisur për t’i shërbyer një kandidati të mundshëm të tyre. Aktualisht në gjashtëshen e sigurt të PD-së në Durrës mungojnë emra që janë me mjaft reputacion, po Berisha ka vendosur që ta bëjë listën me njerëz të kabinetit të tij dhe aq më shumë që kanë lidhje me Durrësin.

Kështu burimet bëjnë të ditur se lista prej shtatë personash tashmë ka marrë ok nga Berisha dhe ata janë: Eduard Halimi që është dhe drejtuesi i grupit të punës, Grida Duma, aktualisht z/ministre e integrimit, Klodian Merlika, punonjës në Sigurimet shoqërore dhe me mjaft reputacion në qytetin e Krujës, Oerd Bylykbashi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës në kabinetin e tij, Gjergj Lezhja, njeriu më besnik i kryeministrit dhe një nga njerëzit që gëzon mjaft reputacion në Durrës, Artan Hoxha, analist, ish kandidat për president dhe një nga njerëzit që ka qenë themelues i PD-së.

Kjo është lista e Berishës për të marrë gjashtë deputetë të sigurtë, ndërsa mundësitë për të marrë një mandat tjetër nga kjo parti janë dhe emra të tillë si Arqile Gorea, Ferdinand Xhaferri, Osman Metalla, etj . Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se nëse Albana Vokshi do të kandidojë në Durrës, ajo do të mënjanojë një tjetër figurë mashkullore, por gjithsesi lista që do të jetë para durrsakëve ka të bëjë vetëm me njerëzit që janë pjesë e kabinetit të tij ose aq më shumë njerëz të afërt të tij. Ajo që bie në sy në këtë listë ka të bëjë me faktin se Berisha ka eleminuar klanin Olldashi.

/gazeta “Bulevard”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe

Pas lajmit për ekzekutimin e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic, ka reaguar Tirana zyrtare.

   Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, ka treguar një histori që ka ndodhur vi

   Kryeministri Edi Rama, të hënën në darkë, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, deklaroi se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e k

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kapja e organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar më he

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një propozim të veçantë, ndërsa kërkoi që të bëhej një rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve.

Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Pa

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të