Lista me kandidatë për këshilltarë me arsim të mesëm, vjen reagimi i Sakollarit: Na falni që s'kemi përfshirë në listë... (VIDEO)

07/06/2019 - 18:15

Valbona Sakollari ka reaguar në lidhje me listën e keshilltarëve për Këshillin Bashkiak Durrës nga partia Bindja Demokratike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pas një shkrimi të botuar në DurrësLajm, ku dokumentohej në bazë të CV-ve të publikuara online në faqen e KQZ-së se një pjesë e mirë e emrave të vendosur në vendet e para në listë ishin me arsim të mesëm erdhi reagimi i kandidates Sakollari.

Kandidatja e BD për bashkinë Durrës thekson se lista e Bindjes është përpiluar në mënyrë që të mos ketë pjesë të saj persona me të shkuar të errët apo individë që kanë të ardhura financiare që vijnë nga burime të paligjshme apo forma korruptive.

Sipas saj, sa i përket faktit që ndonjë prej keshilltarëve në listë mund të mos ketë mbaruar studimet e larta, është e drejtë e çdo 18-vjeçari të zgjedh ose të zgjidhet dhe këtë e lejon edhe ligji.

Sakollari shprehet se Bindja është një parti që nuk ka dhe s’do ketë të bëjë me personazhe me të shkuar të dyshimtë.

"Qëllimi ynë,- thotë Sakollari,- është të distancohemi nga personat e korruptuar, kriminelë apo individë me probleme në shoqëri".

Të bën përshtypje reagimi i kandidates Sakollari për këtë çështje, sepse në një intervistë për DurrësLajm pak ditë më parë pati deklaruar se nuk kishte marrë pjesë në procesin e hartimit të listës së këshilltarëve dhe as kishte dijeni për emrat e përfshirë në të. Për më tepër si zonjës Sakollari ashtu dhe partisë së saj, DurrësLajm i ka kërkuar disa herë zyrtarisht listën e kandidatëve, por asnjëherë kjo listë nuk i është vënë në dispozicion, duke i mohuar medias të drejtën për të informuar opinionin publik për emrat e përfshirë në listë.

P.S. Kujtesë për zyrën e shtypit të kandidates Sakollari: Njoftimet për shtyp dërgohen për publikim me shkronjën ë dhe jo i gjithë teksti me shkronjën e. Nuk është detyrë e medias të rregullojë gabimet drejtshkrimore të zyrës së shtypit të kandidates për kryetare bashkie.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Urën Vajgurore dhe Kuçovë, ku është takuar me strukturat e PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një takim me strukturat e partisë.

Ndërsa socialistët kanë marrë 60 bashku nga 61 gjithsej, duket se meraku i kryeministrit Edi Rama mbeten bashkitë e drejtuara deri tani n

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shk

Përmes një deklarate zyrtare, ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas debatit të krijuar për dhënien me koncension të shërbimit

Në një postim të gjatë në Facebook, Presidenti Ilir Meta, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e reformës në drejtë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar rreth kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshill

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sarandë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik ng

Pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhënë për mediat pas takimit me aleatët ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbardhur detaje rreth takimit të tij 40 minutësh me Presidentin Ilir Meta, gjatë mëngjesit të sotëm.