Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka takuar sot ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ministri Lleshaj shkruan në Twitter se ka diskutuar me ambasadoren Kim për nisjen e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

POSTIMI I PLOTË

Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi.

SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë