Gazeta gjermane “Bild” ka fshirë artikullin dedikuar financimit të fshehtë në llogari të PD-së dhe kryedemokratit Basha.
Artikulli u njoftua një ditë më parë me një shënim në rrjetin social nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili shpërndau edhe linkun e gazetës gjermane së bashku me shkrimin e plotë që ishte botuar lidhur me këtë çështje.
Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD-së kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Por, sot shkrimi i publikuar nuk gjendet më në gazetën gjermane, dhe po të kërkosh për shkrimin në fjalë, faqja nuk gjendet.