Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është dërguar ne Kuvend projektligji i Qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan "Beso dhe kontrollo" teksa poston edhe fotot e projektligjit për lojërat e fatit dhe kufizimin e kontakteve të të dënuarve me botën brenda e jashtë burgut.

"Beso dhe kontrollo

U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po," shkruan Rama.