Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”, ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit me PD-në, e para që foli në një konferencë për mediat ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo sqaroi edhe marrëveshjen me PD-në, ndërsa theksoi se ndryshimi i pushtetit do të vijë, për një të ardhme më të mirë. Ajo e cilësoi ditën e sotme një ditë historike.

“Sot është një ditë historike do ta quaja për LSI, dhe PD. Por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët. Pasi bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përballë një sekti kriminal dot ë jetë i domosdoshëm për shqiptarët. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si aleatë kundër dështimeve të qeverise Rama.

Sot dakordësohemi për të bashkuar forcat në shërbim të shqiptarëve. Partneriteti ynë tregon qartë se ndryshimi po vjen. Ditë më të mira ka për shqiptarët dhe për të gjithë kudo ku jetojnë. E di që do të ketë shumë prej atyre që LSI rritet nga elektorali i së majtës po një parti si ne, ku në thelb ka social demokracinë dhe bashkë me PD, dua të adresojë se ne si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy entitete që të jemi me identitet e tyre.

Do të vijojmë se në do të kemi kundërshtime. Por do të gjejmë frymën e bashkëpunimit, por do të vendosim për interesin e shqiptarëve para. Jemi të unifikuar. Ndryshimi është i paeveitueshëm dhe ditë më të mirë ka për shqiptarët.

E di se do të ketë shumë prej atyre që LSI rritet nga elektorali i së majtës, por një parti si ne, dua të adresojë këtë do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të punojnë për të vendosur para interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Jemi të unifikuar se vendi është sot më keq se sa ka qenë. Po thuajse të gjithë shqiptarët. Partneriteti ynë do i mundësojë LSI të ndjekë axhendën e saj politike. Do punojmë për implementimin e 5 prioriteteve tona në muajt e parë.

Ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur jo vetëm në fushatë por edhe në qeverisjen e re. Do punojmë krah për krah, Z. Basha por edhe ne përkrah njëri tjetrit në cdo qytet qark e shtëpi të Shqipërisë, për të sjellë një jetë më të mirë për të rinjtë e të reja.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohemi të tërë së bashku. Referendumi i 25 prillit, është mision kombëtar, për t’i dhënë fund cdo sekti që kërkon të marrë peng të ardhmen e Shqipërisë e të shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë bashkimi i PD dhe aleatët është sinjal më i fortë, për të filluar një pranverë të re, për më shumë të rinj e të reja në qeverisje e politikbërje.” tha Kryemadhi.