Ndërkohë që opozita do të jetë e gjitha sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së Kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në sallë do të jenë sot dy deputetë të LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo

LSI ka bërë me dije lajmin, duke dhënë edhe sqarime për praninë e deputetëve të saj.

“Sot në Kuvend do marrin pjesë dy deputetët e LSI-së Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do të jenë vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6-mujor të mosprezencës në sallë. Pra do jenë sot në Parlament për të shmangur djegien e mandateve dhe pas kësaj do të rilënë sallën menjëherë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare”, njofton LSI.