LSI zhvillon zgjedhjet për kryetar, Caka: Votuan 44.413 anëtarë

21/11/2020 - 20:17

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot zgjedhjet për kryetarin dhe delegatët e Konventës Kombëtare.

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Ajo shprehet se ishte e surprizuar duke parë qytetarët që qëndronin në radhë për të votuar sot në LSI, teksa premton se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik.

Sipas Cakës pjesëmarrja në zgjedhjet e LSI ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç do të jetë edhe më 25 prill të vitit të ardhshëm.

Deklarata e plotë e Silva Cakës:

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.

28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa ‘popull’ nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeveris

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave demokratëve se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndër

Partia Demokratike ka denoncuar se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po përdor buxhetin e shtetit për arsye personale.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në di

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama bëri me dije se shkollat nuk do të mbyllen për shkak të Covid-19, për sa kohë ky nuk