Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama reagoi në lidhje me votimin në parlament të ligjit për vettingun në polici.

Rama shkruan se ky ligj është i domosdoshëm për të “çliruar” policinë nga njerëzit e korruptuar që nën sloganin “policia që duam” e kthen në polici të plantacionit të kanabisit.

“Vettingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!

Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!”,- shkruan Rama.