Luftë brenda SHQUP-it, Mesila Doda: Edi Paloka është marionetë në duart e Erjon Veliajt, PD po saboton hapjen e dosjeve

20/12/2014 - 09:49

20 dhjetor 2014 -  Akuzat brenda llojit në Partinë Demokratike, nga më të tërthortat, me nënkuptime dhe të maskuara, po bëhen të drejtpërdrejta. Pas zgjedhjeve në PD, bojkotit dhe fshesës së Bashës, një draft që parashikon hapjen e dosjeve dhe procesin e lustracionit është kthyer në mollë sherri në SHQUP. Dyshja Berisha-Basha, me anë të Edi Palokës, e quajtën Mesila Dodën, iniciatoren e draftit, një marionetë në duart e Edi Ramës.   Ndërkaq, disa ditë më vonë ka ardhur edhe përgjigjja e drejtpërdrejtë e deputetes në largim të Partisë Demokratike.

Ajo ka deklaruar dje se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është një marionetë në duart e ministrit Erjon Veliaj. Doda ka akuzuar partinë e saj si të implikuar në lëvizjen e Veliajt për të bllokuar, sipas saj, hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

  “A më lind e drejta që po me të njëjtat standarde që nxitoi kryetari i grupit të etiketonte deputeten si marionetat e Ramës, sot t’i them se është marionetë e Erion Veliajt?”, ka pohuar zonja Doda. Deputetja Doda ka denoncuar edhe skenarin për të bllokuar hapjen e dosjeve dhe procesin e lustracionit. “Para disa javësh, kur dorëzova ligjin e lustracionit në Kuvendin e Shqipërisë, ndodhi një dukuri politike mjaft e pazakontë, kryetari i grupit, brenda 10 minutash nga dorëzimi i ligjit, etiketoi deputetët firmëtarë të ligjit të shoqërisë civile marionetat e dyshes Rama-Meta. Qysh prej asaj dite ka filluar një rrjedhë tjetër e ngjarjeve. Ministri Erion Veliaj bën gati një draft paralel për dosjet, një draft që mbron zyrtarët e inkriminuar, por që bën një hapje dosjesh pa emra dhe pa lustracion. Përtej faktit që kjo është një procedurë e pandodhur kurrë më parë, një ligj që pritet të shqyrtohet dhe një tjetër që pritet të miratohet në qeveri, për të njëjtën çështje, shoh që ka një heshtje zyrtare opozitare ndaj këtij drafti të fundit kur herën e parë u deshën vetëm 10 minuta për ta etiketuar....drafti i Veliajt, jo vetëm dëmton thellësisht çështjen e dosjeve dhe lustracionit, por prek thelbin e sistemit demokratik, ndërsa kthen parlamentin dhe shoqërinë civile në një aneks të ekzekutivit”, ka pohuar Doda.  

 Doda i përgjigjet Veliajt

 Deputetja Doda ka replikuar në distancë për çështjen e dosjeve për ministrin Veliaj. “Ministri Veliaj vazhdon të thotë që çështja kryesore është hapja e dosjeve, (edhe kjo pa emra) dhe jo lustracioni. Drafti i depozituar nga deputetet përmban të dyja çështjet, hapjen e dosjeve dhe lustracionin, dhe është një punim i bërë me specialistë gjermanë që kane punuar më shumë se dy vjet për këtë çështje. Ligji është bërë në përputhje me argumentimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, dhe askush nuk mund të hedhe hije dyshimi apo akuzash se ky ligj i paraqitur ka përfshirë apo jo argumentimin ligjor për këtë çështje”, ka theksuar Doda. 

/gazeta "Sot"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen e 5 qersh

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas të akuzave të ish-deputeti të Partisë Demokratike, Bardh Spahia lidhur me mungesën e tamponëv

Kryenistri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta dhe akuzave të opozitës jashtë Parlamentit lidhur me ndryshimet ku

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman J

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend ku Komisioni i Ligjeve mira

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ku parashikohet që në zgjedhjet parlamenta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë nga kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durr

“Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku u miratu

Ish- deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon se spitali i cili një muaj më parë u inagurua nga Rama dhe Manastirliu si spitali COVID-4 ës