Luis Ayala nesër në Tiranë, takohet me Ramën e Metën

06/04/2013 - 20:20

TIRANE, 6 prill 2013 – Koalicioni parazgjedhor PS-LSI sjell nesër në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala, i cili do të zhvillojë takime të ndara me kreun e PS-së Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta. 

Zoti Ayala dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pritet të takohen në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. 

Pak ditë më parë në Tiranë ishte zëvendës/presidenti i parë të Parlamentit Europian, Gianni Pittella, i cili zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, për t’i përgëzuar ata për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e së majtës shqiptare. 

Zyrtari i lartë i PE-së u shpreh i bindur se bashkimi i së majtës është garanci për krijimin e një qeverie të re, që siç tha ai, do të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana kanë dhënë çelësat

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, ka vizituar shkollën e

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka komunikuar me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, e emëruar në këtë detyrë vetëm pak d

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar sot shqiptarë për Vitin e Ri 2021.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj takoi sot banorë të familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dh

Viti që vjen do të karakterizohet edhe me më shumë retorikë politike pasi më 25 prill 2021 do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Pas përmbytjes së radhës së rrugëve të Durrësit, ka reaguar me një status në rrjete sociale kryetarja e degës së LSI-së, Kontjana Kuçi.