Lulzim Basha ka folur për herë të parë pasi u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. Ai ka falenderuar gjithë votuesit që i dhanë mundësinë e një mandati të dytë dhe ka shprehur gjithashtu mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selamin.

“Demokratet dolën dhe votuan duke shënuar rekord në zgjedhjet një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive është besim i demokratëve tek partia jonë. Kjo është shenjë që ata janë bashkë. Janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD. Është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt. Dua të falenderoj edhe Selamin për garën.

Vota juaj për mua është një borxh i madh, borxh që do ua kthej për të pranuar në çdo çast, me vendosmëri dhe dinjitet. Borxh që mund të shlyet vetëm me kthimin e PD për fatin e vendit.
Kauza jonë është që të ketë më shumë mbështetës të lirë. Pushteti tashmë është i juaj. Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur. Por përkundrazi ai që zgjedh kauzën e drejtë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që vendos të luftojë drogën, është i mirëpritur, është pjesa e jonë. Jemi të gëzuar ta kemi mes nesh, edhe nëse ka humbur rrugën. Duam të bëjmë Shqipërinë një vend të lirë, të sigurt. Ku paratë janë për njerëzit dhe jo njerëzit instrumente të qytetarëve. Ky projekt u konfirmua dje dhe do vazhdojë me përmbushje. Zoti i bekoftë demokratët dhe Shqipërinë”, – u shpreh Basha.