Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para mijëra mbështetësve që kanë dalë në bulevard për të protestuar, se qeveria e kryesuar nga Rama duhet të ishte larguar me kohë.

Basha e nisi fjalën e tij në protestën e gjashtë kombëtare duke thënë se në Evropë, nuk mund të qëndrojë një kryeministër që kapet duke vjedhur.

"Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. Sonte shoh nga sytë tuaj, dëgjon zërin tuaj shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo me vendosmëri, për një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota… E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, kjo është aspirata. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se vlerat e Europës. Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke kapur zgjedhjet, nuk ka në Evropë politikan që e mbush grupin e tij parlamentar me trafikantë, e përdhunues.",– tha Basha.