Lulzim Basha, Metës: Ja zgjidhja e vetme që na çon tek dialogu

15/04/2017 - 15:07

Ashtu si nga çadra e protestës, Lulzim Basha i dha të njëjtin mesazh kreut të LSI-së, Ilir Meta. Sipas tij, e vetmja zgjidhje që do e ulte atë në një tryezë dialogu me të majtët është largimi i qeverisë së “krimit” siç e cilëson Basha dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme përmes qeverisë teknike.

“Çdo përpjekje për ta shmangur zgjidhjen nga qeveria teknike është vjedhje e kohës së shqiptarëve dhe shtim i kostove që gjendja ku jemi po u sjell atyre”,- thotë ai

STATUSI I PLOTE I BASHES

Pasi dy javët e fundit miratuan së bashku një sërë projektesh që grabisin prona, pasuri publike dhe taksat e qytetarëve për llogari të klientëve dhe pasi u bë e qartë për të gjithë se Shqipëria nën qeverisjen e tyre është shndërruar në një laborator gjigand droge, dy bashkëudhëheqësit e koalicionit që e ka sjellë Shqipërinë në prag të katastrofës luajtën sot në publik një seri të re të telenovelës së tyre 4 vjeçare.

Nga qëndrimi i sotëm është e qartë se ata janë të patrazuar dhe të pavetëdijshëm për gjendjen ku ndodhemi dhe arsyet pse kemi arritur këtu. Ata nuk duan ta dinë se ne jemi në krizë për shkak të kriminelëve që Edi Rama solli me vetëdije në krye të vendit dhe vazhdon t’i mbajë aty me mbështetjen e Ilir Metës. Nuk duan ta kuptojnë se ne kemi arritur këtu për shkak të drogës që e ka kthyer Shqipërinë në një shtet të falimentuar, i cili nuk kontrollon dot territorin dhe ekonomia e të cilit sundohet nga droga dhe interesat e drogës. Se jemi në këtë gjendje për shkak të dështimit të qëllimshëm nga Edi Rama të reformës elektorale. Se jemi në këtë gjendje për shkak të shkatërrimit nga Edi Rama të konsensusit të 22 korrikut për reformën në drejtësi dhe miratimit të njëanshëm të ligjeve që e vënë drejtësinë në kontrollin e tij. Se jemi në këtë gjendje për shkak të kriminelëve që po lirohen për ditë, nën presionin direkt të Edi Ramës, dhe që do të përdoren për ta mbajtur Edi Ramën në pushtet duke kapur zgjedhjet.

Nga kjo situatë mund të dilet vetëm me një zgjidhje, e cila këput lidhjet e qeverisë me krimin, pastron Kuvendin dhe shtetin nga kriminelët, parandalon dhe lufton kultivimin e drogës dhe garanton organizimin e paanshëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto objektiva nuk mund të përmbushen nga qeveria dhe kryeministri që i shkaktoi në mënyrë të vetëdijshme problemet. Qeveria që kemi është e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë, kryeministri e çdo ministër i saj duhet dhe do të largohet.

Zgjidhja e vetme për krizën është qeveria teknike. Çdo përpjekje për ta shmangur zgjidhjen nga qeveria teknike është vjedhje e kohës së shqiptarëve dhe shtim i kostove që gjendja ku jemi po u sjell atyre. Ndaj bashkëudhëheqësit e qeverisë duhet të lënë demagogjitë dhe shfaqjet teatrale për të çorientuar opinion publik dhe duhet të pranojnë dialogun e vërtetë: dialogun për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin prej saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
#NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka.

"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorës, dalë nga 30 qershori, Ag