Lulzim Basha takohet me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci

13/02/2020 - 19:48

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e tij të parë me ambasadorin italian Fabrizio Bucci. Ambasada italiane ka zbardhur takimin duke thënë se Italia mbështet rikthimin e dialogut politik.

Po ashtu, ambasadori i ri i vendit fqinjë i ka uruar Bashës arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore si dhe ka thënë se bashkëpunimi në vend dhe dialogu konstruktiv do e bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin në BE.

STATUSI I AMBASADËS ITALIANE:

Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtim erdhi nga Brukseli direkt në emisionin "Opinion" pas konferencës së donatorëve. Një shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë në intervistën e dhënë për emisionin “Open” në TCH.

Procesi i rindërtimit do të jetë nën mbikqyrjen e rreptë të amerikanëve dhe europianëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së Donatorëve shprehën solidaritetin me Sh

Teksa në Bruksel u mbyll konferenca e donatorëve për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar, nënkryetari i L

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë e kryeministrit Rama dhe jo vetëm, por edhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërti

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur konferencën e donatorëve që po mbahet ende në Bruksel, me qëllim ndihmesën për kapërcimin e situatës

Gjermania ka dhuruar 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019-ës.

Fjalimin e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama e nisi duke thënë faleminderit në disa gjuhë të botës.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Donatorëve, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen teksa deklaroi se Bashkimi Europ