Majko: Politika është matematikë, nuk votohet as me pjeshkë, as me ngjala!

12/09/2019 - 11:36

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka bërë thirrje opozitës që t’i lërë mënjanë batutat dhe të votojnë Reformën.

Duke komentuar marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë, tha se kostot dhe meritat i takojnë PS-së, por duhet vota e opozitës për ta ratifikuar.

"Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë. Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë. Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne.  Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme", tha Majko.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba

I pranishëm në gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ambasadori i BE në Tir

Sipas Partisë Demokratike arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të gjitha forcat politike në vend të punojnë që Bashkimi Europian të hapë negociatat për anëtarësimin

Nga shkolla “Servete Maçi” në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020.

Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lërë mënjanë intere

Zyrtari i lartë i BE do të pritet nesër në 15:00 nga kryeministri Edi Rama.

Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e d