Maliqi: Drejtori i Burgjeve i paaftë, kërcënon dhe shantazhon punonjësit

16/05/2019 - 11:16

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Agim Ismailit, i cili është drejtori aktual i Burgjeve pas largimit të Stefan Çipës.

Maliqi tha se Ismaili ka kërcënuar përmes email-eve punonjëset femra të policisë së burgjeve, të cilat i ka etiketuar si "dordolec", sipas tij.

 

"Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të jetë reale. Më bëhet qejfi që këtu lexuat dhe folët për analizën e drejtorisë së Burgjeve për 2018. Keni dhe kemi bërë punë të mira, por një pjesë të pyetje ju nuk iu përgjigjët. Edhe për drejtorët e burgjeve që janë shumica ushtarakë të aftë, por fatkeqësisht i ka vendosur politika, por kthyer në magazinerë emërime, transferime, leje. Ju keni lëvizur për një vit 3 drejtorë të përgjithshëm, mikun tim Arben Cukon, por për shkak të zemrës së madhe dhe bindjes partiake arriti që të jetë edhe për fajin e të tjerëve pas hekurave. Sollët Stefan Cipën, filloi me pasion, por katër muaj e mbajtët, nga 26% e investimeve e coi 100%. Donte të kursente, tha do të hap një pus uji në burgun e Fierit dhe 30% të ushqimeve në burgje të tenderave që bëheshin, pasi një pjesë të ushqimit të burgosurve ua conin familjarët. Stefani bëri edhe zyrën e bukur, mua më tha më hoqën se do të më cojë kryetar bashkie, por i thash e ke gabim, pasi këta nuk i duan njerëzit që punojnë. Meqë u dhimbset, ky njeri është me meritë aty, drejtori aktual i burgjeve? Çfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publik këngëtarja. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por con e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret. Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm. Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin, ai kërcënon policet femra, o thotë dordolec policeve. U thotë policëve kaqola, quan kandar burgun e Vaqarrit. Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e n/ kryetares së Kuvendit. Një ditë mund të plasë me këtë situatë" deklaroi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës "një cunam të historisë".

“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”.

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendo

Nisja zyrtarisht e fushatës zgjedhore po afron dhe kandidatët e përfshirë në të kanë nisur të zhvillojnë takimet e para dhe të përcjellin

“Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, por për të kërkuar të të drejtën e çdo shqiptari për të mos pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Burrelit.