Duke iu referuar deklaratave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare kishte një thirrje për qytetarët; të mos iu hapin dyert policëve pa numër identifikimi.

“Meqenëse qenkan fytyra jote dhuna ndaj grave, dhuna ndaj artistëve, ndaj fëmijëve po i bëj thirrje popullit shqiptar mos hapni dyert tuaja kur t’ju vijnë policët në derë pa numër identifikimi. Një ditë do të përgjigjeni për këtë. Mos kujtoni se do të keni mbështetje. Edhe këtë reformë drejtësie që kapët po e shohim. Po shohim dhe reformën zgjedhore si po ë bëni. jeni nëpunës të beut të Surrelit, nuk jeni deputetë të popullit. Këta ndërkombëtarë nuk kanë ndërmend të mbrojnë interesin e shqiptarëve, duhet t’i mbrojnë vetë. Ky po lobon me paratë e drogës”, deklaroi Maliqi.