Maliqi thirrje shqiptarëve: Ngrihuni, fati i vendit është në rrezik nga bandat

08/10/2019 - 12:46

Deputeti Lefter Maliqi iu ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij, ka shkatërruar vendin, duke detyruar gjithnjë e më shumë qytetarët të emigrojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp pranë selisë së Kuvendit, duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e të dielës në Kosovë, deputeti Maliqi tha se i vetmi njeri që nuk i vë interesat vetjake mbi ato të popullit është Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Te dashur shqiptare jam ketu para jush per te denoncuar me force krizen e rende ekonomike dhe politike, pasigurine, krimet, trafiqet e droges, korrupsionin, varferine, vrasjet, emigrimin masiv per shkak te nje Kryeministri te papergjeghshem,gruas se Bilalit,puktorit deshtak,i cili u be gazi i botes me veshjet e tij si sharlatan, me shallvare e atlete, duke u zgerdhire ne foto jashte vendit, duke bere show e aktrim me fatkeqsite e shqiptareve, duke perqafuar femije e plaka, duke mbrojtur banda e oligarket, duke abuzuar dhe duke mashtruar shqiptaret. Mjekra e tij tregon zullumin, paturpesine, babezine dhe cinizmin qe e karakterizon. Mbi 500 mije shqiptare kane emigruar, fshatra te braktisura, qytetet te zvogeluara. Ç’ti bejme, shtetit c’ti bejme fatit, na griu malli per femijet dhe puthim kalamajt e fshatit, ky eshte refreni i banoreve neper fshatra.

Shqiperia vendi i pare ne bote per azilkerkues, vetem janar-korrik kane kerkuar azil politik 14000 banore, pra 55 banore per 100 mije kerkojne azil politik ne Europe me shume se Siria, Afganistani, Iraku etj. Po iken rinia, po mbyllen shkollat, po braktisen spitalet nga infermieret vendi po shkon drejt 1 milion banoreve. Edi Rama mbetet e keqja e vendit, varferon popullin per ta pasur te nenshtruar si ne kohen e diktatures, bashkepunon me oligarke e banda, ka zaptuar institucionet, realizoi zgjedhje moniste lokale, shantazhon e kercenon opoziten, mediat, artistet, prokuroret, denon te varfrit. Edi Rama ska lidhje me socialistet, ai s’do ndryshim sistemi elektoral pasi do tepsine vetem nuk do demokraci.

Kosova realizoi zgjedhje demokratike dhe numeroi e shpalli rezultatin per 4 ore. Humbesit pranuan humbjen, fituesit pershendeten qytetaret. Haradinaj me doreheqjen e tij tregoi vlera patriotike duke dashur me shume vendin se karrigen e tij dhe dha doreheqje si Kryeminister. Albin Kurti pas fitores leshoi nje lum akuzash per Edi Ramen dhe keshilltarin e tij Batonin si njeriun me te urryer ne Kosove dhe bashkepuntore te serbeve dhe nepermjet tij dhe ministrin rrenacak e te paafte te jashtem Caka. Vetem Rama dhe Vuçiç nuk shqiten nga karriget,nuk njohun aktin e doreheqjes pasi per ta eshte interesi vetjak e personal mbi te gjitha dhe jo ai kombetar.

Populli yne u ngop me fjale duhen vepra duhet te marre ne dore fatet e vendit. Duhet te ngrihemi o sot o kurre, une jam i pari, vendi ka nevoje per sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhjor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri per fatet e vendit. Nje i cmendur gjithe vendin cmend, duhet larguar e keqja sa me pare nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarket, duhet te clirohen scialistet nga Rilindja, te clirohet Shqiperia nga ky pushtues i fateve te vendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga takimi me ish-kreun e shtetit shqiptar Rexhep Meidani.

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi lidhur me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta firmos

Kreu i KED-së, Ardian Dvorani ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që presidenti Ilir Meta firmosi ndaj tij, me akuzën e shpërdorimit të

Kreu i PAA-së, Agron Duka njofton themelimin e "Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar", nga rrethet Fier, Berat, Lushnje dhe Elbasan, të ci

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në kuadër të nismës së Bashkisë Durrës, për realizimin e Dëgjesave Publike për PBA 2020-2022, ditën e hënë më 18 nëntor, u organizuan kat

Pas përfaqësueit të PD-së, Ivi Kaso, ka folur deputetja Rudina Hajdari për tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

Presidenti Ilir Meta do të depozitojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejt

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të takimit në Presidencë bashkë me aleatët.  Basha tha se reforma në drejt

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike,