Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës me COVID

03/12/2020 - 11:27

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ka bërë një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu theksoi se buxheti për shëndetësinë vitin e ardhshëm do të rritet me 23%

"Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave.  Ndaj vendosja në plan të parë e mbështetjes për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID është në krye të prioriteteve të Qeverisë shqiptare. Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve. Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor. 15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv. Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona në spital", tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar Qafë-Pllocën ku kanë rifilluar reshjet e borës dhe ka probleme m

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka derguar një mesazhi urimi kreut të ri të CDU Gjermane, Armin Laschet, që do të zëvendësojë

Pas ikjes nga radhët e LSI të Nasip Naços, dhe aderimit të tij në PS, këtë të shtunë krah Monika Kryemadhit, teksa ishte në një takim me

Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rret

Partia Demokratike denoncoi sot përmes ish-deputetes Oriola Pampuri, shitjen e oksigjenit në Spitalin e Kavajës, duke u shprehur se kjo v

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të shtunë punimet që kanë nisur në Laç nga Turqia për rindërtimin e zonës më të dëmtuar nga tërmeti

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Rama në emisionin “Open”, në lidhje me politikën e ndjekur ng

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka

Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës së lehtë dhe klasike dhe pedagogun e spikatur të kan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Elbasanit.