Manastirliu kundër Metës për gjobat ndaj mediave: Ligji nuk do ndryshohet!

13/07/2020 - 18:07

Pasi presidenti Ilir Meta tha që nuk do të dekretojë asnjë rregull që cënon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu u shpreh sot në emisionin "Top Talk", se ligji i gjobave ndaj mediave, të cilat shkelin protokollet e vendosura gjatë pandemisë, nuk do të ndryshojë, duke pasur parasysh se kjo është në të mirën e shëndetit të qytetarëve.

"E para ne jemi të vendosur të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit. Mediat aktivitetet e tjera të biznesit dhe ata të cilët ofrojnë shërbim për qytetarët, do të duhet që të zbatojnë këto protokolle dhe ne jemi të vendosur, për të zbatuar deri në një dhe të mos kenë tolerancë në zbatimin e tyre. Besojmë që kjo është në funksion të shëndetit të qytetarëve, shëndetit të të gjithëve, ndaj fakti që vendosim rregulla dhe forcojmë ligje dhe instrumenta ligjorë, është vetëm për të mirën e shëndetit tonë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, i cili tregon se ka një përkeqësim të s

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një bilanc të situatës së zjarrëve në vend, ku së fundmi janë raportuar disa vatra.