Manastirliu në Bruksel: Shqipëria e angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale

12/09/2019 - 14:24

Ministrja Manastirliu mori pjesë në Samitin Botëror të Vaksinimit që po zhvillon punimet në Komisionin Europian, në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Komitetit Europian Jean Claude Juncker, Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanomo Ghebreyesus, pjesëmarrjen e rreth 400 përfaqësuesve të lartë politikë nga e gjithë Bota dhe me prezencën e shkëlqesisë së saj, Mbretereshës së Belgjikës.

Presidenti i Komisionit Europian dhe drejtuesi i OBSH-së vunë theksin tek angazhimi politik dhe rritja e aksesit për vaksinimin e fëmijëve, duke e konsideruar të drejtën për shëndet, së pari, si të drejtë për t’u vaksinuar.
Ministrja Manastirliu u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë z. Tedros Adhanomo Ghebreyesus me të cilin rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe forcimin e mbulesës vaksinale në çdo komunitet.

Gjatë bashkëbisedimit me dr. Adhanomo, Ministrja Manastirliu theksoi se po punohet për të gjetur zgjidhje alternative, për të mbërritur tek çdo fëmijë përmes vaksinimit në komunitet.

Veç angazhimit politik, ne Samit u vu theksi tek rritja e aksesit dhe rikthimi i besimit në procesin e vaksinimit, për ta kthyer në prioritet të shëndetit publik, duke ndihmuar komunitetet për përfitimin e vaksinës.

Një prej çështjeve kryesore të diskutuara në Samit ishte roli i medias dhe kryesisht rrjeteve sociale kundër disinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme mbi efektet e vaksinimit. Aktualisht është arritur një marrëveshje me Facebook, Google, Twitter etj. për të filtruar profilet e rreme dhe ndalimin e përhapjes së informacioneve të pa vërteta mbi efektet e vaksinimit.

Vaksinimi është programi më me kosto-efektiv i shëndetit publik. Parandalon rreth 3 mln vdekje në vit dhe sipas ekspertëve të OBSh mund të parandalohen edhe 1.5 mln vdekje/ vit nëse merren masat e duhura nga çdo vend për të rritur mbulesën vaksinale. Hezitimi ndaj vaksinës konsiderohet 1 ndër 10 kërcënimet me serioze të shëndetit publik në Botë. Për këtë arsye në Samit u vu theksi në marrjen e përgjegjësisë nga çdo vend për aplikimit e programeve të suksesshme të vaksinimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka

Gjatë deklaratës për shtyp, ministri i Jashtën në detyrë, Gent Cakaj foli për rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që u dërgua në kampet

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Sh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë