Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ndalur ditën e sotme në spitalin Covid3, ndërsa ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.

Manastirliu tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha. Gjithashtu ajo u shpreh se situata e koronavirusit në vend është delikate dhe se aktualisht në të gjitha spitalet Covid, por marrin trajtim për koronavirusin më shumë se 600 pacientë.

Ministrja e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve që të tregohen vigjilent  dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërsa shtoi se procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Korçë.

Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, tha Manastirliu.                                  

Postimi i plotë:

Spitali COVID 3 – Me mjekët dhe infermierët e vijës së parë të luftës me COVID19, për t’i siguruar mbështetje në këtë situatë delikate të përballimit të pandemisë.

Vijojmë të intensifikojmë vaksinimin antiCOVID për ta përfunduar një orë e më parë për bluzat e bardha dhe për ta shtrirë menjëherë për kategoritë më të rrezikuara.