Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot qytetarët me anë të një postimi në Facebook

Manastirliui bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve.”-shkruan ajo, duke sjellë pamje nga spitalet kovid ku kurohen pacientët e prekur.

Javët e fundit ka pasur rritje të numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital, ndërsa së fundmi vihet re një tendencë në rënie, gjë që u mor në konsideratë nga ekspertët për të lënë në fuqi masat shtrënguese ekzistuese.

 

#Respekt T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e…

Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, February 25, 2021