KQZ miraton shpërndarjen e mandateve sipas 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Tirana mbetet qarku me më shumë mandate, plot 36, ndërsa pas saj vijnë Fieri me 16 dhe Durrësi e Elbasani me nga 14 ulëse në parlament.

Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, i hiqen nga një mandat Gjirokastrës dhe Dibrës dhe i shtohen 2 mandate Tiranës.

Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier  – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Sipas KQZ, “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ.