Anëtarët e PD-së në Këshillin e Mandateve janë paraqitur në Kryesinë e Kuvendit duke kërkuar mbledhjen urgjente.

Në një deklaratë për media, anëtari i Këshillit nga grupi i PD-së, Eduart Halimi ka kërkuar që të shqyrtohet kërkesa e e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.