Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos vijojë këtë fundjave me denoncimet e premtuara, sipas tij, për shkeljet e bëra ndaj kushtetutës së vendit. Megjithatë mesazhet në Facebook nuk kanë munguar që në mëngjes.

Duke paralajmëruar pjesëmarrje masive më 2 mars, kreu i shtetit ka sjellë në vëmendje protestat në Lindjen e Mesme apo të quajtur pranvera arabe.

Edhe zëdhënësi i tij, Tedi Blushi publikoi një status ku shkruan se nuk do të ketë hap pas

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”, shkruan Blushi.