Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pak pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve në tryezë sa i takon propozimit të opozitës për Vettingun në politikë.

Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kryesisë së Kuvendit Manja tha se takimi, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të opozitës, ishte i frytshëm. Po ashtu socialisti tha se opozita është inkoherente, ndersa shtoi se "Venecia" ngelet tabani i demokracis.

"Një përfaqësi e grupit parlament të PS sot paradite pati një takim me delegacionin e Venecias për nisëm e opozitës për vettingun e politikës. Në këndvështrimin tonë takimi ishte frytshëm. Ishte takim informues, sqarues me pyetje-përgjigje nga të dyja palët. Ne shpresojmë dhe besojmë në kompetencën e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë. Ne e mirëpresim opinionin e Venecias, si tabani i demokracisë. Ne vazhdimisht jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin e Venecias. Ndërsa pak më parë pash që pati reagim nga opozita. Ata u shprehën se takimi me komisionin e Venecias ka qenë frytdhënës. Në fakt më bëri çudi se nuk di kujt t’i besoj, asaj që tha Spaho sot, apo asaj që tha dje Basha nga Berati; "Nuk e di se pse vjen Venecia". Opozita vazhdon të jetë inkoherente sa herë që bëhet fjalë për Komisionin e Venecias. Ne vazhdojmë të besojmë se Venecia ngelet tabani i demokracisë", tha Manja.