Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani, ka reaguar pas arrestimeve që policia ka bërë për personat, që sipas saj shfaqën akte dhune në protestën e ditës së djeshme.

Manjani shkruan në Facebook se "sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!"

POSTIMI I PLOTË

Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!

Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!

Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.

Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit.

Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë TURP!