Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar në rrjete sociale situatën e krijuar në vend pas tërmetit.

Manjani shkruan në Facebook se godinat që ranë nga tërmeti i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i presidentit Ilir Meta.

POSTIMI I MANJANIT

Bëni qejf edhe këtë jave, se javën tjetër do bindeni të gjithë që ska patur tërmet.

Godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.

Kush nuk bindet me këtë logjikë, të shkojë me këmbët e veta në polici. Ti bëjë ca ditë izolim. Burgu është bërë si ushtria, për t’u bërë është!!!

Fjala nuk ban mort, por sot t’fut burg!