Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar zhvillimet e fundit dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shprehet se të gjithë e kanë kuptuar se sistemi i drejtësisë është në duart e kryeministrit Edi Rama.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 30 qershorit, Manjani shkruan në Facebook se kush voton të dielën tregon hapur se nuk është me demokracinë dhe ligjin, por me regjimin e diktaturës.

POSTMI I PLOTË

Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama!

Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit!

Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit.

Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi.

Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën!

Mosvotimi është shpresë për demokracinë!