Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të tij për mediat dhe situatën nga tërmeti.

Manjani shkruan në Facebook, se është shumë dakord që mediat të mos transmetojnë shumë debate me energji negative, pasi sipas tij mjaftojnë pamjet e kryeministrit që iu bërtet qenve dhe sqarimet arrogante për njerëzit në rrugë.

POSTIMI I PLOTË

Plotësisht dakord jam! Mediat nuk kanë asnjë arsye të transmetojnë shumë debatesh me “energji negative”.

Mjafton të transmetojnë pamjet e Kryeministrit që iu bërtet qenve apo sqarimet arrogante që u bën njerëzve të mbetur në rrugë… Kjo është energji pozitive. Nuk ka debat në studio që e zëvendëson.

Ka shumë të drejtë në insistimin e Tij… Meqë ra fjala, repsekt për gjykatën që la të lirë të arrestuarën politike.