Manjani: Rama i kapur nga krimi flet për ekonomi formale

Postuar: 14/11/2017 - 18:25

   Pas takimit të mëngjesit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të bankave, reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ai shkruan se Rama është i kapur ne flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale kërkon të mbajë leksione për ekonominë formale.

Reagimi i plotë i Manjanit

Krye i Pandehuri, (krye) autori i ekonomisë informale të Hashashit, po na mban leksione edhe për bankat dhe për ekonominë formale.

Hapu dhè! Të na përpijë më mirë, sesa të shohim (krye)informalin të na flasë për formalen! Krye të pandehurin që flet për ligjshmërinë! Krye shkelësin e barazisë para ligjit, që flet për “zbatim të ligjit për të gjithë njësoj”!

Fundja ky, si i kapur në flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale këtë punë ka: të shesë dengla me gjera që vetë i shkel, i dhunon e i përçmon!
Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e Off shore?!

A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?

Edhe FMN e ngre këtë pyetje… Prandaj, kjo çështje meriton, jo thjeht një përgjigje, por një reagim të rreptë!

Nëse ligji lë hapësira, duhet rregulluar sa më parë! Përndryshe lumi i parasë së vënë nga hashashi do futet ne banka dhe Shqipëria do behet shumë shpejt një imituese e parajsave fiskale, por që mbaron si firmat piramidale!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka propozuar hartimin e një ligji, që sipas tij do të mbrojë

Në një intervistë për gazetën "Dita" ambasadori Donald Lu komentoi edhe njëherë shprehjen e tij për kapjen e "peshqve" të mëdhenj.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë prezantuar drejtorët e rinj të AL

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një video që vjen nga Konsullata e Milanos, ku marrin shërbimet qyteta

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, përmes një postimi në Facebook iu

Deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, ka lëshuar akuza në drejtim të Krye

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pen

Presidenti i Shqiëprisë Ilir Meta priti sot në një takim z.

Në Kryesinë e Kuvendit u hapën procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që do të zgjedhë më pas Prokurorin e r

John Leonardo, një prokuror i rëndësishëm në SHBA, tashmë pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtar