Manjani reagon për Malajn: Nuk shkarkohet pse nuk pranon zbatimin e urdhrave që jepen me sms

16/07/2019 - 17:04

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike. Lidhur me këtë rast, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Manjani shkruan se Malaj është një qytetar i denjë dhe ka kontribuar vetëm mbi parime sa i përket politikës.

“Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime. Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë. Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut”.

Më tej Manjani shkruan se ligjërisht Malaj nuk mund të shkarkohet vetëm pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

“Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend. 
Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.
Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.
Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të g

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtura nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 d

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës së Ramës ndaj Bashës për tryezë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Floren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga tur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19