Manjani: Sjellja politike e Saimirit ka prodhuar jo pak viktima

11/09/2019 - 10:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria dje kërkoi 12 vite burg.

Në një postm në Facebook, Manjani shkruan se në gjykatë duhen prova dhe jo emocione turmash dhe deklarime politike.

Sipas Manjanit, dosja e prokurorisë është shumë e varfër me prova, duke shtuar sipas tij dhe shanset për pafajësi për Tahirin.

POSTIMI I PLOTË

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.

Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.

Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.

Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.

Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

Po me shpërdorimin e detyrës?!

Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!

Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.

Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.

Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.

Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standard.

Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.

Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër. Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!!

Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se situata sizmike ka kaluar rrezikshmërinë e saj.

Roxhensa Haxhillari, drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës, ka reaguar përmes një statusi në rrjete

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e cila ka qenë përgjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar banorët e prekur në çdo Njësi

Në lidhje me tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milion dollarësh për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri TV, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qendrën e pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit që ishte edhe më pranë epiqendrës dhe forcë

Një milion dollarë është fondi që Bashkia e Tiranës do të vendosë për kapërcimin e situatës nga tërmeti i së shtunës.