Manjani për sulmin ndaj Gjonit: S'mbështes gjestin e tij por bojatisja te dera e shtëpisë nuk pranohet!

22/03/2019 - 16:16

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dënuar sulmin me bojë të deputetit të ri Ralf Gjoni të ndodhur një ditë më parë.

Manjani shkruan në Facebook se nuk e mbështet gjestin e Ralfit dhe të të tjerëve që pranuan të jenë fasada e pushtetit dhe oskigjeni politik i qeverisë moniste sipas tij por nuk e pranon as veprimin tek pragu i derës së deputetit.

"Nuk kam qenë dakort as me të rinjtë e FRESH (nën drejtimin e Spiropalit) në 2013-tën kur i shkuan tek shtëpia e Kastriot Islamit dhe bërtisnin “këtu banon tradhëtari”. Këtë sjellje damkosëse në publik me bojë e thirrje histerike e bëri rinia Naziste kur shkruanin tek dera “Verräter”. Këto sjellje i kemi parë edhe në kohën e diktaturës së proletariatit, kur beheshin gjyqe popullore.", thotë ndër të tjera ish-ministri i LSI.

POSTIMI I MANJANIT

Për linçimin ndaj renegatëve.

—————
Cilido që e ka kurdisur dhe realizuar bojatisjen e Ralf Gjonit tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq! Nuk mund të pranohet kjo gjë në një shoqëri demokratike!

Të kuptohemi, nuk e mbështes në asnjë sekond gjestin e Ralfit dhe të të tjerëve që pranuan të jenë fasada e pushtetit dhe oskigjeni politik i qeverisë moniste.

Aq më pak e pranoj Ralfin dhe të tjerët si ai, si zëvendësues të opozitës, medemek “opozita e re”, apo edhe më keq akoma ta pranoj Ralfin si “masterin e stabilitetit” politik. Me këtë të fundit vetëm mund të qesh.

Nuk kam qenë dakort as me të rinjtë e FRESH (nën drejtimin e Spiropalit) në 2013-tën kur i shkuan tek shtëpia e Kastriot Islamit dhe bërtisnin “këtu banon tradhëtari”.

Këtë sjellje damkosëse në publik me bojë e thirrje histerike e bëri rinia Naziste kur shkruanin tek dera “Verräter”. Këto sjellje i kemi parë edhe në kohën e diktaturës së proletariatit, kur beheshin gjyqe popullore.

Ndaj smund ta pranoj kurrë si sjellje normale! Njerëzit duhen pranuar ashtu siç janë, me të mirat e të këqijat e tyre.

Mendimi, fjala dhe zgjedhja në shoqërinë demokratike janë liri të garantura. Gjykimi publik bëhet me votë, jo me bojë as me gurë. Nëse njerëzve nuk u skuqet faqja, nuk ndihmon boja...

Kultura e damkosjes duhet t’i përkasë të shkuarës, pavarësisht se shumë njerëzve mund t’u pëlqejë kjo gjë.

Nëse nuk e ndalojmë këtë gjë, në fund humbasim të gjithë...

Dhe më në fund fare, nuk mendoj se ja vlen të merremi më me ta, por me krizën më të thellë politike që po kalojmë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emër jashtëzakonisht i njohur për komunitetin shqiptar në mbarë Greqinë, e sidomos në Athinë, Fatos Malaj, hidhet në betejën elektora

Presidenti Ilir Meta shprehet i shokuar nga sulmet e ndodhura në Sri Lanka, ku deri në këto momente numërohen të paktën 207 viktima dhe m

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar krijimin e partisë së re "Binda Demokratike", nga Rudina Hajdari.

Nga Kisha e Shna Ndoit në Laç, kryedemokrati Lulzim Basha uroi të gjithë besimtarët katolike e ungjillore për festën e Pashkëve.

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit ko

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke komentuar krijimin e Partisë "Bindja D

Nga protesta e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat Klevis Balli ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e parti